Gjilani po vazhdon përgatitjet në qytetin bregdetar të Turqisë, Antalia.
Skuadra e Ismet Munishit është duke kryer fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror në BKT Superligën e Kosovës.
Bardhekuqtë kanë zhvilluar ndeshjen e tretë miqësore në tokën turke, ku janë përballur me skuadrën nga Kazakistani, Shakhter Karagandy.
Gjilanasit kanë triumfuar me rezultat të pastër 2-0 në këtë miqësore.
I pari që shënoi ishte Albert Dabiqaj, i cili tundi rrjetën për 1-0 në minutën e 30-të.
Pas tij shënoi Gerhard Progni në minutën e 44-të nga pika e bardhë.
Gjilani do të qëndrojë edhe disa ditë në Turqi, para se të kthehet për pjesën pranverore të kampionatit. /Telegrafi/