Site icon Telegrafi

Gjilani transferon Kçikun

Gjilani ka prezantuar sot një nga talentët më të mëdhenj të futbollit kosovar, Edison Kçikun.

Klubi gjilanas ka arritur marrëveshje me lojtarin e Hajvalisë që ai në sezonin në vazhdim ta djersitë fanellën bardhekuqe.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Gjilanit, që ka paralajmëruar edhe disa transferime tjera.

“KF Gjilani sot ka arritur marreveshje me njerin nga lojtaret me te talentuar dhe me premtues kosovare.

Behet fjale per gjilanasin Edison Kqikun i cili edicionin e kaluar ishte pjese e KF Hajvalise ku tregoi potecial te madh si nje lojar i ri.

Kqiku gjithashtu eshte pjese e perfaqsueses se Kosoves U19 me te cilen ka zhvilluar nje sere takimesh.

Gjilani do vazhdon me transfere tjera”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Exit mobile version