Suhareka ka shënuar fitore ndaj Gjilanit me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës.
Gjilanasit e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar të parët dhe madje duke gjetur edhe golin.
Robert Rrahmani shënoi në minutën e 14-të për 1-0.
Por nuk vonoi shumë dhe vendasit arritën të shënonin golin e barazimit me Mevlan Zekën për 1-1.
Senad Jarovic në minutën e 34-të e ktheu në gol një asistim të Rrahmanit për 2-1.
Pak para së të mbyllet pjesa e parë Kushtrim Shabani u ndëshkua me katron të kuq pas dy të verdhëve, për një ndërhyrje të rëndë në mesin e fushës.
Me një lojtar më shumë në fushë, Suhareka mori në dorë frenat e lojës dhe shtoi sulmet drejt portës së Kenan Haxhihamzes.
Mbrojtësi Nikola Stijepovic arriti t’i barazojë shifra në 2-2 në minutën 79-të.
Fitoren Suharekës ia solli talenti Arvanit Rexhaj me golin e shënuar në minutën e 85-të për 3-2.
Suhakrea ka shtatë pikë pas tri ndeshjeve, ndërsa Gjilani me dy pikë është në pozitat e fundit. /Telegrafi/