Gjilani ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Dritës në derbi, me rezultat 2-0.
Gjilani shënoi dy herë në pjesën e dytë me Sabino Plakun dhe Adenis Shalën për të marr fitoren që i mban në luftë për titullin e kampionit.
Pas ndeshjes faqja zyrtare e Gjilanit e ka thumbuar Dritën, duke shkruar se kanë fituar në stërvitjen e sotme.
“Përfundon stërvitja e sotme. Gjilani sot arriti ta vazhdoj serinë e fitoreve ku viktimë e kuq e bardhëve kësaj radhe ishte Drita. Golat e Gjilanit erdhën në pjesën e dytë me autorët e golave, Sebino Plaku dhe Adenis Shala”.
“Goli parë për Gjilanin erdhi në minutën e 54-të, me Plakun që pranoi një super asisitim nga Veliu brenda zonës duke realizuar për epërsinë fillestare. Golin e dytë Gjilani e realizoi në kohën shtesë, me Prognin që mori topin nga mesi i fushës dhe asistoi për Shalën, i cili arrinë të realizoi për fitoren e pastër prej 2 me 0 për skuadrën e Gjilanit”, ka shkruar faqja e Gjilanit.
Me fitoren e sotme Gjilani është ngritur në kuotën e 64 pikëve, kurse ndeshjen e radhës e luan në shtëpi kundër Ballkanit në mesjavë. Drita është lider me 65 pikë. /Telegrafi/