Telegrafi

Gjilani synon fitoren e parë në udhëtim tek Suhareka, formacionet zyrtare

Suhareka dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Albi Mall Superligës së Kosovës që do të luhet me fillim nga ora 16:00.

Ekipi i Ardian Nuhiut synon fitoren e parë në këtë edicion të ri të garave në Superligë, pasi në tri ndeshjet e para numërojnë dy barazime dhe një humbje.

Shpëtim Duro në anën tjetër pas barazimit ndaj Prishtinës në xhiron hapëse dhe fitores ndaj Dukagjinit në takimin e fundit, synon ta konfirmojë formën pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Formacionet zyrtare:

Suhareka: Ozdogan, Zeka, Memolla, Boshnjaku, Susuri, Berisha, Ismaili, Kodra, Nukić, Fetahaj, Stijepovic.

 Gjilani: Haxhihamza, Jamal, Roganovic, Bilalli, Bilali, Basa, Kqiku, Rrahmani, Shabani, Ibrahimi, Jarovic./Telegrafi/