Gjilani ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 4-0 në kuaëdër të javës 28-të të Superligës së Kosovës.
Edhe pse provuan të dy skuadrat, pjesa e parë nuk solli gola.
Më të filluar pjesa e dytë, Marko Roganovic hapi ndeshjen duke shënuar për 1-0.
Pas tetë minutash ishte Olition Billali që shënoi për 2-0.
Pasi fitorja u sigurua, në skënë doli sulmuesi Senad Jarovic që shënoi dy herë, në minutat 68’ dhe 74’.
Bardhëkuqtë me këtë fitore ngjiten në vendin e shtatë me 30 pikë, ndërsa Fushë Kosova me 20 pikë është e nënta. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore