Gjilani ka marrë një fitore të lehtë në përballje me Vllazninë e Pozhoranit duke e mposhtur 4-0.
Me të filluar ndeshja Gjilani tentonte shënimin e golit të parë.
Por u desh të pritej deri në minutën e 19-të që vendasit të kalonin në epërsi.
Mbrojtësi i majtë Fisnik Papuçi goditi bukur nga distanca dhe shënoi për epërsinë e Gjilanit 1-0.
Vllaznia mbeti me 10 futbollistë në fushë pasi Elbasan Thaqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Me epërsinë e Gjilanit prej 1-0 përfunduan 45 minutat e para në këtë takim.
Gjilani pjesën e dytë e nisi edhe më furishëm duke sulmuar vazhdimisht.
Në minutën e 55-të, Fuat Karabegu asistoi për mrekulli te Betim Haxhimusa që shënoi për 2-0.
Në minutën e 72-të, Haxhimusa shënoi golin e dytë personal për 3-0.
Tre minuta në vonë kapiteni i vendasve Kastrati humbi penalltinë.
Ndërsa në minutën e 80-të, sulmuesi ferizajas Betim Haxhimusa kompletoi het-trikun duke shënuar për 4-0.
Pas kësaj fitore Gjilani ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelë me 39 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë Vllaznia mbetet e fundit me vetëm 13 pikë dhe me pak gjasa për të mbijetuar.
Ndeshjen e ardhshme Gjilani do ta luajë në udhëtim te Llapi në Podujevë, ndërsa Vllaznia pret Lirinë. /Telegrafi/