Telegrafi

Gjilani shijon fitoren e parë, mposhtë minimalisht Malishevën

Foto: Arkiv

Gjilani ka shënuar fitore ndaj Malishevës me rezultat 1-0 në kuadër të javës së pestë të Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë ishte më e kujdesshme nga të dyja skuadrat, të cilat rrezikuan, por që nuk kishin sukses të shënonin.

Gjilani që nuk kishte fituar asnjë ndeshje këtë sezon, kaloi në epërsi në fillimin e pjesës së dytë.

Ishte Kushtrim Shabani që shënoi për 1-0 në minutën e 55-të.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe kuqebardhët festuan fitoren.

Gjilani ka katër pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Malisheva mbetet e dyta me nëntë pikë. /Telegrafi/