Gjilani ka regjistruar triumf bindës në shtëpi (5-1) përballë Besës, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 27-të me një gol të bukur nga Arbër Çyrbja. Mirëpo, Ardit Tahiri e barazoi rezultatin nga pika e bardhë (32’).
Epërsinë e vendasve e riktheu Muhamedin Useini (44’) dhe me këtë rezultat, skuadrat shkuan në pushim.
Në fraksionin e dytë vazhdoi dominimi i Gjilanit, ndërsa Gerhard Progni e ngriti epërsinë në 3-1 (59’) me një gol nga gjuajtja e lirë.
Ardit Hila ishte futbollisti i radhës që u regjistrua në listën e golashënuesve duke shënuar nga penalltia (64’).
Golin e pestë dhe të fundit për nikoqirët e realizoi Keita Razak (67’), i cili kishte hyrë në lojë në pjesën e dytë.
Me këtë triumf, Gjilani numëron 40 pikë dhe qëndron të vend të katërt në renditje, derisa Besa është e fundit në tabelë me vetëm dhjetë pikë të arkëtuar pas 27 ndeshjesh. /Telegrafi/