Site icon Telegrafi

Gjilani – Prishtina, ndeshja kryesore e ditës së sotme në Ipko Superligë

Java e 17-të në Ipko Superligën e Kosovës fillon sot me tri ndeshje mjaftë interesante.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiro do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku përballë njëra tjetrës janë dy skuadra pretendente për titull, Gjilani e Prishtina.

Të besuarit e Gentjan Mezanit kanë pësuar humbje në ndeshjen e fundit dhe tani kanë për qëllim të rikthehen te fitoret.

Ndërkohë Prishtina e Armend Dallkut ka marrë dy fitore radhazi dhe të njëjtën gjë kërkon ta bëjë edhe sot ndaj Gjilanit.

Ndeshja e parë këtë edicion mes dy skuadrave e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ i takoi Prishtinës me rezultat 2-1.

Gjilani me fitore eventuale mund të dalë në pozitën e parë, por duhet të pres edhe humbjet e Dritës dhe Ballkanit.

Ndeshje mjaftë interesante pritet të zhvillohet edhe në Mitrovicë, ku Trepça ’89 është nikoqire e Dritës.

Ndërkohë takimi i tretë i kësaj dite luhet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku Llapi pret Flamurtarin. /Telegrafi/

Exit mobile version