Gjilani është nikoqir i Ulpianës në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit kosovar BKT Superliga e Kosovës.
Skuadra e Ismet Munishit vjen në këtë sfidë pas barazimit 2-2 me Prishtinën, derisa Ulpiana pas një fitore të madhe 3-1 ndaj Drenicës.
Vendasit janë të motivuar për fitore, pasi duan të mbesin në hap për titullin e kampionit, ndërkohë mysafirët nga Lipjani kërkojnë pikë në Gjilan për të mbetur në garë me ekipet tjera që po kërkojnë mbijetesën.
Ulpiana është skuadra e vetme që i ka shkaktuar humbje këtë edicion Gjilanit, ku vendasit synojnë që sot të hakmerren për atë disfatë të 19 shtatorit.
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Ymeri; Sorsa, Usieni, Halili, Hoxha; Dabiqaj, Musolli; Kelmendi, Torassa, Progni; Krasniqi;
Ulpiana: Ajeti; Rapuca, Emini, Shkalla, Avdulli; Lekaj, Shala; Rezi, Iran, Selimi; Santos;
/Telegrafi/