Java e 16-të e elitës së futbollit kosovar do të vazhdoi edhe gjatë ditës së sotme.
Në program janë dy ndeshje për tu zhvilluar, teksa vëmendja më e madhe është në Gjilan.
Skuadra e Gjilanit e cila nuk po kalon momente të mira do të jetë nikoqire e liderit të elitës, Prishtinës.
Vendasit kanë për synim ta mposhtin për herë të parë Prishtinën, ndërsa edhe bardh e kaltërtit duan tri pikë për të mbetur në krye.
Ndërkohë ndeshja e dytë e ditës së shtunë do të zhvillohet ne Kizhnicë mes Hajvalisë dhe Dritës.
Hajmalia edhe në këtë takim do të jetë me futbollistë juniorë pasi sendorët janë në bojkot për paga.
Drita kështu llogaritet favorite dhe synon ta shënoi fitoren e dytë radhazi në kampionat. /Telegrafi/