Java e 29-të në elitën e futbollit kosovar filloi me takimin Besa – Drenica që përfundoi 1-2.
Ndërkohë sot në program janë për tu zhvilluar dy sfida shumë interesante.
Njëra nga ndeshjet me rivalitet të fortë pritet të jetë në Gjilan, ku skuadra me të njëjtin emër do të përballet me Llapin.
Ky takim pritet të jetë jetik për të besuarit e Tahir Batatinës, pasi ju duhet fitorja për t’iu shmangur mbijtesës, ndërsa për djelmoshat e Munishit ky takim është vetëm si prestigj pasi në tabelë gjenden në pozitë komode.
Por njëjtë nuk pritet të përballen Prishtina dhe Arbëria, dy skuadra me objektiva krejtësisht të kundërta.
Kryeqytetasit ju duhet triumfi për të qenë një hap afër titullit, kurse dobrajasit kërkojnë tre pikët pasi janë në zonën e rrezikut për rënie nga elita.
Superliga – Java XXIX
E shtune – 15:00
Gjilani – Llapi
Prishtina – Arbëria
/Telegrafi/