Gjilani – Arbëria është ndeshja e fundit e xhiros së pestë në elitën e futbollit kosovar.
Takimi i sotëm do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan me fillim nga ora 15:00.
Gjilanasit në këtë takim vijnë pas dy barazimeve radhazi dhe synojnë të rikthehen te fitorja.
Në anën tjetër Arbëria nuk di për humbje në këto katër javët e para, teksa ka dy fitore e dy barazime.
Ekipi i inkuadruar në elitën e futbollit kosovar ka për qëllim që të vazhdoj me befasi edhe në takimin me Gjilanin.
Nga ana tjetër trajneri Mezani kërkon pikët e plota në mënyrë që mos të shkëputet më shumë lideri Ballkani.
Gjyqtar kryesor i këtij takimi do të jetë Selim Isufi me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj. /Telegrafi/