Telegrafi

Gjilani për të vazhduar si lider, Drenica për mesin e tabelës – formacionet zyrtare

Drenica dhe Gjilani rikthehen në aksion në BKT Superligën e Kosovës, pas pushimit dimëror, por edhe për të filluar sitnorin pranveror, e që i bije në javën e 19-të.

Ndeshja që fillon në ora 13:00, do të luhet në stadiumin “Bajram Aliu”, me dy skuadrat që do të tentojnë pikët e plota.

Gjilani është aktualisht lider në elitën e futbollit tonë, me 35 pikë të grumbulluara.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Drenica pozicionohet në vendin e gjashtë me 23 sosh.

Formacionet startuese

Drenica: Smakiqi, Lushtaku, Jashari, Thaqi, Meziu, Hamiti, Bejta, Gashi, Veliqi, Uka, Zabergja.

Gjilani: Koliçi, Halili, Prekazi, Useini, Sorsa, Dabiqaj, Musolli, Cale, Hajdari, Progni, Krasniqi. /Telegrafi/