Site icon Telegrafi

Gjilani i pandalshëm, triumfon lehtësisht në udhëtim te Dukagjini

Gjilani ka vazhduar me fitore, teksa në javën e 20-të ka mposhtur thellë Dukagjinin 0-4.

Gjilani e nisi për mrekulli ndeshjen kur në minutën e parë realizuan gol.

Ishte sulmuesi kroat Tomsilav Busic që shënoi në portën e vendasve pas një aksioni të mirë të mysafirëve.

Dominimi i Gjilanit vazhdoi edhe në minutat në vazhdim, teksa nuk vonoi edhe goli i dytë.

Sebino Plaku shënoi golin e dytë radhazi në këtë kampionat për epërsinë 0-2 të bardhekuqve.

Me epërsinë prej dy golave të Gjilanit përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.

Mysafirët treguan lojë më të mirë edhe në pjesën e dytë, duke dominuar Dukagjinin.

E 11 minuta para fundit të ndeshjes, Gjilani realizoi edhe golin e tretë kur shënoi për rezultatin 0-3.

Krejt në fund të ndeshjes, ishte Gerhard Progni që realizoi golin e e katërt për rezultatin përfundimtar 0-4.

Kjo fitore e ngrit Gjilanin në pozitën e tretë në tabelë me 38 pikë, dy më pak se liderët Drita e Ballkani.

Ndërkohë Dukagjini vazhdon të mbetet e fundit në tabelë me vetëm nëntë pikë pas 20 javëve.

Në ndeshjen e radhës Gjilani do të përballet me Feronikelin para tifozëve të vet, ndërsa Dukagjini luan në udhëtim te Vushtrria. /Telegrafi/

Exit mobile version