Gjilani ka arritur një fitore të madhe në udhëtim duke mposhtur kampionin në fuqi Trepçën ’89 1-2.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë portën e Kaçiut.
Oto John, Shpëtim Idrizi dhe Rron Broja rrezikuan disa herë portën e gjilanasve në pjesën e parë.
Por golin e epërsisë kampionët në fuqi e arritën pesë minuta para fundit, ku pas një asistimi të mirë nga Islami, Shpëtim Idrizi realizoi për 1-0.
Me epërsinë minimale të ‘Minatorëve’, përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.
Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët të cilët pas pesë minutave edhe gjetën golin e barazimit.
Betim Haxhimusa asistoi bukur tek Ylber Kastrati i cili shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-1.
Vendasit tentuan golin e epërsisë në minutën e 70-të, nëpërmjet Jasharit por Kaçiu ishte në vend.
Nëntë minuta më vonë, Armend Thaqi pranoi një top në zonë dhe i vetëm përballë Hajdinit shënoi për 2-1, duke sjellë gëzim të madh tek ‘Skifterat’ të cilët kishin udhëtuar masovikisht në Mitrovicë.
Pas kësaj fitore, Gjilani ngjitët në pozitën e dytë në tabelë me nëntë pikë të tubuara, pasi ka dy fitore dhe tri barazime duke mos e shijuar ende humbjen.
Ndërkohë mitrovicasit kanë pësuar humbjen e tretë këtë edicion dhe zënë pozitën e nëntë me vetëm gjashtë pikë pas pesë takimeve.
Kampioni në fuqi ndeshjen e radhës do të luaj si mysafir tek Feronikeli, ndërsa Gjilani do ta presë Prishtinën në ndeshjen derbi të javës së gjashtë. /Telegrafi/