Telegrafi

Gjilani nxjerr një barazim në Drenicë

Gjilani ka arritur të marrë një pikë në Drenicë pasi ndeshja ka përfunduar me rezultat 0-0.

Rezultati pa gola përfundoi pasi dyja skuadrat lëshuan raste në pjesën e parë.

Ndërkaq, pjesa e dytë ishte më e varfër për nga rastet përkundër insistimit të Drenicës.

Gjilani u tregua stabil në mbrojtje dhe mori një pikë të madhe.

Me këtë barazim të dyja klubet mbesin me pikë të njëjta në pozitat 5 dhe 6 duke mos krijuar ndonjë distancim në luftën për mbijetesë.

Gjilani në fundjavë takohet me Dritën në derbin e madh që zhvillohet në Prishtinë. /Telegrafi/