Gjilani është nikoqir i Malishevës, me këta të fundit që luajnë ndeshjen e parë në këtë edicion të Albi Superligës së Kosovës, ndërsa vendasit të dytën.
Ndeshja që fillon në ora 17:00, do të luhet në stadiumin ndihmës me bari sintetik.
Gjilani triumfoi 3-2 ndaj Ferizajt në kuadër të xhiros së parë, andaj edhe këtu synojnë të fitojnë.
Në anën tjetër, Malisheva do të synojë të nisë sezonin me fitore, por që e di se do të jetë e vështirë.
Formacionet startuese
Gjilani: Koliqi, Ramadani, Zeka, Torassa, Dabiqaj, Krivanjeva, Islami, Musolli, Prekazi, Zabërgja, Hoxha.
Malisheva: Gashi, Kryeziu, Pira, Avdulli, Xhaka, Vitija, Bruqi, Bahtiri, Hajdari, Tolaj, Shillova. /Telegrafi/