Telegrafi

Gjilani me mungesë të madhe në përballjen ndaj Dritës

Gjilani dhe Drita do të jetë ndeshja kryesore e javës së shtatë në Ipko Superligën e Kosovës.

Përballja që fillon në ora 15:00, do t’i vë përball dy skuadrat nga qyteti i Gjilanit, e që është një derbi për t’u mos u humbur.

Në këtë takim, Gjilani do të jetë pa lojtarin kryesor, Kushtrim Shabanin, që ka pësuar lëndim në përballjen ndaj Ballkanit në javën e pestë.

Gentjan Mezani ka publikuar listën e lojtarëve që do të jetë të pranishëm në këtë ndeshje, mirëpo mesfushori do të jetë jashtë kësaj sfide.

Natyrisht se mungesa e Shabanit do të jetë një hendikep i madh për trajnerin e Gjilanit duke ditur se çfarë kundërshtari kanë përballë.

Lexo po ashtu Dita e derbit, pritet spektakël i madh i futbollit në Gjilan

Në listë është rikthyer sulmuesi Keita Razak, i cili ishte i lënduar dhe nuk ishte pjesë në dy ndeshjet e fundit.

Lista e Gjilanit në përballjen ndaj Dritës: