Ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinës, që është edhe derbi i kësaj jave, u mbyll me fitoren e gjilanasve me rezultat 2-1, ku rol të madh luajti përjashtimi i portierit prishtinas Visar Bakaj.
Pjesa e parë ishte e fortë dhe me ndërprerje të shumta, ku Prishtina ishte më e mirë me dy raste.
Oto John kishte të dy rastet, por goditjet e tij shkuan mbi portë.
Pjesa e dytë ishte më dinamike, ndërsa rasti më diskutabil erdhi në minutën e 47-të.
Gjyqtari Krashnik Vula e ndëshkoi me karton të kuq, portierin e Prishtinës, Visar Bekaj, me motivin që kishte shkaktuar goditje dënimi.
Nga ajo goditje dënimi erdhi edhe goli i parë, ku Frenc Veliu shënoi nga goditja e dënimit për 1-0.
Prishtina u hodh në sulm dhe la hapësira të mëdha pas dhe nga një kundërsulm erdhi edhe goli i dytë i ndeshjes.
Gerard Progni shënoi në portën e Gland Haxhos, pasi ky kishte lëshuar pozitën e tij.
Prishtina krejt çka bëri ishte një gol nga goditja e dënimit me Armend Thaqin (2-1).
Pas ndeshjes u krijua një tollovi e madhe, ndërsa Policia e Kosovës, spërkati me sprej lotsjellës trajnerin e Prishtinës, Armend Dallku.
Gjilani kalon në pozitën e tretë me këtë fitore me 58 pikë, ndërsa Prishtina bie në pozitën e katërt me në pikë më pak. /Telegrafi/