Site icon Telegrafi

Gjilani mposht Besën dhe mbetet në Superligë- Ketia Razak shënon golin e fitores

Foto: FFK

Gjilani ka arritur të shënojë fitore me rezultat 1-0 ndaj Besës me golin e vetëm të shënuar nga sulmuesi Keita Rezak.

Kjo fitore e mban edhe për një vit Gjilanin në Superligë.

Ndeshja nisi më mirë për Besën, që rrezikoi me Liridon Balaj e Besës në minutën e 6-të.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Rast ideal për Besën kishte ehe Donat Sheqerollin që doli i vetëm me portierin Haxhihamza, i cili reagon në momentin e fundit.

Gjilani në momentin e parë arriti ta gjej golin. Një kombinim i bukur mes Lopez  dhe Keita Razak, solli golin në minutën e 28-të.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Deri në fund të pjesës së parë nuk kishte më raste, pasi goli bëri që Gjilani t’i mbyllet mirë në mesfushë  dhe mbrojtje.

Pjesa e dytë solli më shumë raste të pejanëve, por Gjilani ka mundur të shënojë nga kundërsulmet.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Minuta e 59-të solli rast të mirë për Gjilanin me Fiton Hajdarin që nuk arrin të realizojë me kokë.

Pas tij edhe Kushtrim Shabani gjuan nga afërsia në drejtim të portierit Haxhijaj.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Balaj i Besës depërtoi  bukur, por harkimit të tij, nuk iu përgjigj askush.

Në kohë shtesë Wilber Perez kishte rast të qind për qind, por gjuajtja e tij u prit nga Haxhia.

Foto: FFK

Gjilani pas fitores arriti ta sigurojë edhe për një vit Superligë, ndërsa Besa do të luajë në Ligën e Parë edhe një edicion. /Telegrafi/  


Ndeshja e barazhit

Gjilani – Besa  1-0

Golashënuesh: Keita Rezak 28’

Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Lila, Kqiku, Kosumi, Aziz, Lopez, Shabani, Nika, Hajdari, Razak. Trajner: Gentian Mezani

Besa: Haxhijaj, Gjeraj, Tusuni, Haxhaj, Thaqi, Jashari, Bushati, Sheqerolli, Balaj, F. Gashi, E. Gashi. Trajner: Fisnik Gashi

Gjyqtarë: T. Maloku, M. Berisha, B. Rama dhe A. Shala


 

Exit mobile version