Site icon Telegrafi

Gjilani merr tri pikë të mëdha në udhëtim te Llapi

Gjilani ka fituar në udhëtim te Llapi me rezultat 0-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Ardian Nuhiut e ka nisur në mënyrë të përkryer sezonin vjeshtor duke marrë tri pikë të mëdha në “Zahir Pajaziti”.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe me shumë raste nga të dyja skuadrat, por vetëm asnjëra nuk arriti ta gjej golin.

Në pjesën e dytë, mysafirët u treguan më konkret duke arritur ta konkretizojnë një rast të mirë dhe të marrin tri pikët.

Ishte mesfushori Sabit Bilali (62’), i cili pas një bashkëveprimi të mirë me Senad Jarovic, arriti të shënojë për 0-1 dhe deri në fund ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Gjilani ngjitet në pozitën e gjashtë me 24 pikë, teksa Llapi mbetet i parafundit me 18 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version