Telegrafi

Gjilani merr tri pikë për vendin e tretë në renditje

Gjilani ka arritur të shënojë fitore si vendas me Dukagjinin me rezultat 1-0.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, u vendos me një gol të shënuar në pjesën e parë.

Gjilanasit kanë pasur disa raste në fillim të ndeshjes, por që nuk arritën ta gjenin portë.

Zhvillohej minuta e 45-të kur Tomislav Busiç me qetësi brenda zonës e dërgon topin drejt rrjetës për 1-0.

Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë nuk kishte edhe aq shumë raste, por veçohen dy të  Gerhard Prognit, në minutat e fundit të cilit nuk përfunduan në portë.

Me këtë fitore Gjilani ngjitet në pozitën e tretë në renditje me 18 pikë, aq sa ka edhe Drita e dytë, ndërsa Dukagjini mbetet në pozitën e fundit me katër pikë. /Telegrafi/