Gjilani ka fituar në udhëtim te Malisheva me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ekipi i Zekirija Ramadanit ka arritur të kthehet te fitorja pas pesë dështimeve, pasi ka mposhtur Malishevën në “Liman Gegaj”.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët arritën t’i shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 12-të me anë të Oltion Bilallit, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Mevlan Zeka (31’) shënoi për epërsinë 0-2.
Në pjesën e dytë, vendasit e Bylbyl Sokolit tentuan të kthehen në lojë duke krijuar më shumë, por pa pasur sukses pasi ndeshja në fund u mbyll me rezultatin e pjesës së parë.
Pas kësaj fitore, Gjilani mbetet në pozitën e tretë me 43 pikë, ndërsa Malisheva renditet e nënta me 30 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, gjilanasit e presin Drenicës, teksa malishevasit udhëtojnë te Ferizaj. /Telegrafi/