Site icon Telegrafi

Gjilani merr një fitore të madhe në udhëtim te Llapi

Gjilani ka triumfuar në udhëtim te Llapi me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Zekirija Ramadanit përkundër vështirësive ka vazhduar me rezultate pozitive, duke marrë tri pikë të mëdha në Podujevë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe me disa raste nga të dyja skuadrat, por portat mbeten të paprekura.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë më e mirë, por mysafirët ishin më konkret duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 50-të me anë të Theophilus Solomon, i cili shënoi për 0-1.

Pas këtij goli, Llapi u hodh i gjithi në sulm, duke krijuar shumë raste, goditur edhe shtyllën, por ky doli ishte rezultati përfundimtar.

Më ketë fitore, Gjilani e sheh veten në pozitën e tretë me 27 pikë, ndërsa Llapi i shtati me 19 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version