Site icon Telegrafi

Gjilani merr fitore të madhe ndaj Prishtinës, bën hap të madh për mbijetesë

Gjilani ka fituar si mysafir i Prishtinës me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 29-të të Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë edhe pse solli raste, rrjetat heshtën, për t’ia lënë gjithçka pjesës së dytë.

Kushtrim Shabani përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së Prishtinës duke shënuar me kokë nga afërsia për 1-0 në minutën e 57-të.

Pas katër minutash, Prishtina arriti të barazojë rezultatin, kur Rilind Namani me një gjuajtje të saktë shënoi për 1-1.

Por Gjilani nuk u dorëzua dhe me një supergol të Qëndrim Ismjalit kaloi në epërsinë prej 2-1.

Krejt në kohën shtesë, Gjilani shënoi edhe njëherë për rezultatin përfundimtar 3-1.

Prishtina mbetet e pesta me 40 pikë, ndërsa Gjilani ka 33 pikë dhe mban vendin e shtatë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version