Site icon Telegrafi

Gjilani mbyll stërvitjen e fundit, tre lojtarë kryesorë ende në dyshim

Gjilani nën drejtimin e Klodian Duros ka zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit kthyes ndaj Progres Niederkorn në kuadër të Ligës së Konferencës.

Klubi konfirmon se atmosfera është shumë e mirë në skuadër, ndërsa kërkojnë përkrahjen e tifozëve, pasi që kalimi i turit do të thotë shumë për Gjilanin.

“Atmosfera dhe klima brenda kampit rrezaton pozitivitet, me futbollistët që janë të gatshëm të japin më të mirën nga vetja e tyre për të bërë të mundur kalimin në fazën tjetër të garës”.

“Futbollistët presin mbështetjen e tifozëve për ndeshjen e së enjtes”, thuhet në njoftim të klubit.

Klubi ka konfirmuar se tre lojtarët, Oltion Bilalli që luajti në ndeshjen e parë dhe Mevlan Zeka e Theophilus Solomon janë në pikëpytje për përballjen e së enjtes.

Lexo po ashtu Gjilani kërkon kalimin tutje, Duro dhe Ramadani optimist

“Oltion Bilalli, Mevlan Zeka dhe Theophilus Solomon janë ende të pakonfirmuar për këtë përballje për shkak të lëndimeve të mëparshme, ndërkohë që stafi teknik do të shoh situatën e tyre para ndeshjes”.

Dueli kthyes ndaj Progres Niederkorn zhvillohet të enjten mbrëma më 20 Korrik me fillim nga ora 20.00. /Telegrafi/

Exit mobile version