Site icon Telegrafi

Gjilani luan vetëm për fitore ndaj Ulpianës, formacionet zyrtare

Gjilani dhe Ulpiana kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në BKT Superligën e Kosovës.

‘Skifterat’ janë nikoqir të klubit lipjanas në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë, takim që zhvillohet në stadiumin “Agim Ramadani – Katana” me fillim nga ora 16:00.

Ekipi i Ismet Munishit vjen i pamposhtur në këtë takim, por me tri barazim dhe një fitore nga katër ndeshje, gjilanasit duan vetëm fitore në këtë ndeshje në shtëpi.

Në anën tjetër, mysafirët kanë tri humbje radhazi pas barazimit në javën e parë dhe duan t’i kthehen rezultateve pozitive nga kjo ndeshje.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Gjilani: Koliqi; Beqja, Rrapa, Veliu, Hoxha; Useini, Musolli; Progni, Torassa, Hajdari; Krasniqi;  

Ulpiana: Blakçori; Rapuca, Makolli, Emini, Gjoni, Shkalla, Shala, Haliti, Rezi, Conceicao, Santos;

/Telegrafi/

Exit mobile version