Gjilani dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
“Skifterat” janë nikoqir të “Shqiponjave të Zeza” në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Zekirija Ramadanit ka filluar ta ri gjej formën duke marrë një barazim dhe një fitore në dy ndeshjet e fundit, kështu që synon të vazhdoje me rezultate pozitive.
Në anën tjetër, ekipi i Bekim Shotanit ka marrë një barazim pas dy humbje dhe shpreson të marrë një rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Gjilani: Koliqi; Islami, Krivanjeva, Prekazi, Hoxha; Dabiqaj, Ramadani; Cale, Torassa, Zabergja; Solomon;
Drenica: Shala; Kabashi, Hoti, Agyare; Lushtaku, Dervishaj, Avdyli, Veliqi; Zeka, Koxy, Mëziu;
/Telegrafi/