Site icon Telegrafi

Gjilani luan në kualifikimet për Ligën e Evropës, Flamurtari bie nga elita

(Foto: Facebook/SC Gjilani)

Gjilanit i ka mjaftuar një gol që të triumfojë si mysafir i Flamurtarit në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës në futboll.

Mysafirët luanin për një vend në Evropë, ndërsa vendasit rrezikonin rënien nga liga.

Me gjithë tentativat e dy skuadrave në pjesën e parë, ne veçanti të vizitorëve, 45 minutat e para u mbyllën pa gola.

Goli i vetëm dhe i fitores u shënua në minutën e 72-të, ndërsa autor ishte Keita Razak.

Falë këtij goli, Gjilani do të luajë në kualifikimet për Ligën e Evropës, ndërsa Flamurtari në edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë. /Telegrafi/

Exit mobile version