Site icon Telegrafi

Gjilani kthehet te fitoret, mposht Llapin në ‘Zahir Pajaziti’

Gjilani ka arritur të marrë fitoren e parë sezonale, duke e mposhtur Llapin si mysafir me rezultat 1-0.

Ndeshja nisi me një minutë heshtje në nderim të ish kryetari te klubit të Gjilanit, Shukri Sylejmani, që sot ndërroi jetë.

Përballja ishte e fortë dhe e luftuar, me të dy skuadrat që tentuan të krijonin raste që në pjesën e parë, por që nuk ia arritën qëllimit.

Pjesa e dytë ishte më e mirë dhe më interesante.

Gjilani fillimisht fitoi penallti në minutën e 52-të. Prençi largoi topin me kokë, i cili u përplas në dorën e Ahmet Halitit ku gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë gjuajti Fiton Hajdari, goditja e të cilit përfundoi jashtë portës.

Por Gjilani nuk u dorëzua dhe vazhdoi sulmet, ku nuk vonoi edhe goli.

Zhvillohej minuta e 63-të e ndeshjes, kur Darko Nikaç u gjend i vetëm para portierit Giacomo Nava, dhe pa problem shënoi për 1-0.

Llapi tentoi të këndellej, por pa sukses, duke e provuar kështu humbjen e parë në ndeshjen e parë sezonale për ta.

Gjilani pas dy ndeshjes ka tri pikë, ndërsa Llapi me një ndeshje është pa pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version