Telegrafi

Gjilani i kthehet fitores para derbit ndaj Dritës, mposht Ferizajin

Foto: KF Ferizaj/Twitter

Gjilani i kthehet fitores pas dy humbje dhe një barazimi, këtë herë fituan ndaj Ferizajit me rezultat 0-2 në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Sedat Pajazitit fitoi me meritë ndaj asaj të Afrim Tovërlanit.

Trevin Caesari i Gjilanit në minutën e 12-të ishte në pozitë të mirë për gol, por goditja e tij pritet nga Armend Blakçori.

Në vazhdim Ferizaji tentoi me Ervin Kaqarin (30’) dje Albert Kqikun (41’), por portieri rrjeta e Donat Kaçiut nuk u tund. Fillimi i pjesës së dytë i takoi Gjilanit, ata fillimisht rrezikuan me anë të Ansi Nikas (52’), ndërsa goli erdhi nga Wilber Perez në minutën e 62-të.

Goli i dytë në takim u shënua nga Edon Sadriu në minutën e 87-të dhe me rezultatin 2-0 mbyllet ndeshja.

Pas kësaj fitore Gjilani renditet në vendin e pestë me 10 pikë, kurse Ferizaji në pozitën e 11-të me katër pikë.

Ndeshja e ardhshme e Gjilanit është ndaj Dritës, kurse Ferizaji udhëton te Trepça 89. /Telegrafi/