Gjilani ka fituar me rezultat 2-0 ndaj KEK-ut në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Ipko Superligë.
Pas humbjes nga Prishtina të befasuarit e Sedat Pajazitit janë këndellur duke marr tri pikë.
Wilber Perez shënoi golin e parë në minutën e 33-të.
Pjesa e parë u mbyll me këtë gol.
Në pjesën e dytë gjilanasit shënuan edhe një herë tjetër.
Ishte sulmuesi Vilfor Hysaj që shënoi për rezultatin përfundimtar 2-0 në minutën e 85-të.
Gjilani me këtë fitore shkon në vendin e pestë me 10 pikë. /Telegrafi/