Telegrafi

Gjilani konfirmon rezultatet pas ritestimit për coronavirus, një lojtar dhe një anëtar i stafit janë të infektuar

Gjilani ka konfirmuar se tashmë kanë marrë rezultatet pas ritestimit të gjithë skuadrës dhe stafit për COVID-19 para nisjes për garat evropiane.

Në testimin e parë të ekipit, Gjilani njoftoi se kishte nëntë raste pozitive brenda skuadrës, nga to pesë futbollistë dhe katër anëtarë të stafit.

Megjithatë, pas disa ditëve ekipi gjilanas ka bërë ritestimin e lojtarëve dhe stafit dhe tashmë ka elemente pozitive dhe më pak të infektuar.

Lexo po ashtu Nëntë anëtarë të Gjilanit dalin pozitiv me COVID-19, pesë prej tyre futbollistë

Me anë të faqes zyrtare, Gjilani ka njoftuar se vetëm një futbollist dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitiv dhe gjendja e tyre është stabile.

Postimi pa ndërhyrje i Gjilanit

KOMUNIKATË ZYRTARE

Sport Club “Gjilani” informon gjithë opinionin publik se pas ritestimeve ditën e sotme në testin për Covid-19, pozitiv kanë rezultuar një futbollist dhe një anëtarë i shtabit teknik në skuadrën e Gjilanit.

Gjendja e pjestarëve të klubit është mjaftë stabile, ku ata nuk kanë ndonjë simptomë të virusit Covid-19 dhe janë izoluar në shtëpit e tyre, kurse ditëve në vijim pritet ritestimi i tyre.

Pjesa tjetër e skuadrës e gjitha ka rezultuar negativ në testimin e fundit, ku edhe janë karantinuar në një hotel afër qytetit të Gjlanit, deri në zhvillimin e takimit kundër Tre Pennes në San Marino.

Sport Club “Gjilani” falemnderon Institutin Kombëtar të shëndetësisë Publike për mundësinë e ritestimeve dhe gjitha mediumet për bashkëpunimin e ofruar.

Zyra për Shtyp

SC Gjilani

Gjilan, 12 gusht 2020

/Telegrafi/