Gjilani ka konfirmuar angazhimin e dy talentëve në afatin kalimtar të janar, duke veshur kuqebardhë, Enis Asanin dhe Leon Miftarin.
Klubi ka shkruar Enis Asani vjen nga FC Thun për huazimin e futbollistit e tij, me mundësi blerje në fundin e edicionit 2024/25.
20 vjeçari, luan në pozitën e mesfushorit të qendrës dhe vjen në qytetin e tij të origjinës.
Asani është rritur dhe zhvilluar te skuadra zvicerane FC Thun, duke debutuar edhe si futbollist profesionist në skuadrën e parë.
Po ashtu, Gjilani konfirmon se ka arritur marrëveshje me futbollistin Leon Miftari për të qenë pjesë e kuqebardhëve deri në verën e vitit 2026.
Miftari vjen nga radhët e klubit të Ramiz Sadikut, derisa ishte pjesë e të rinjve të 2 Korrikut në rrugëtimin kualifikues në Ligën e Kampionëve, duke shënuar tre gola.
18 vjeçari luan në pozitën e sulmuesit të krahut dhe me talentin e tij do të jetë një aset i rëndësishëm për ekipin gjilanas.
Gjilani e ka nisur stinorin pranveror me një fitore ndaj Llapit si mysafir. /Telegrafi/