Ministria e Tregtisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në bashkëpunim me komunën e Gjilanit në kuadër të aktivitetit “Ditët e biznesit të vogël 2015” organizuan konferencën informuese për zhvillimin e sektorit privat në Gjilan.
Aty është diskutuar për çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin e këtij sektori që kanë të bëjnë me shërbime që ofrohen nga Qeveria dhe komuna e Gjilanit.
Ministrja e MTI, Hykmete Bajrami me këtë rast theksoi se janë të zotuar që agjendën e Qeverisë për ekonomi ta dërgojnë në vend edhe për komunën e Gjilanit. Duke folur për ankesat e bizneseve, ajo tha se nuk ka as një ankesë që nuk është adresuar.
Bajrami iu ka premtuar bizneseve se barrierat e tyre do të hiqen me përkushtimin e qeverisë. Kurse, nënkryetari i komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu theksoi rëndësinë e kësaj konference por kërkoi nga qeveria që të ndihmohet Gjilani me projekte zhvillimore dhe përkrahje për bizneset.
Në anën tjetër bizneset gjilanas kanë shprehur vërejtje për arkat fiskale të shtrenjta.