Gjilani dhe Arbëria do të përballen mes vete në ndeshjen e fundit të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës.
Vendasit në këtë takim vijnë pas dy barazimeve dhe synojnë të rikthehen te fitoret në kampionat.
Në anën tjetër Arbëria ka befasuar për të mirë, pasi në katër javët e para nuk di për humbje.
Gentian Mezani i Gjilanit dhe Arbnor Morina i Arbërisë tanimë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Tek vendasit mungesë e madhe është ajo e mbrojtësit Franc Veliu, pasi vendin e tij e ka zënë Ivan Fustar.
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliçi, Frashëri, Rapa, Fustar, Ferreira, Aziz, Musolli, Kurtaj, Hajdari, Progni, Nikac. Trajneri: Gentian Mezani
Arbëria: Kaçiu, Pira, Ibrahimi, Arrabal, Avdulli, Bahtiri, Zabërgja, Bruqi, Llugiqi, Kryeziu, Hasan. Trajneri: Arbnor Morina /Telegrafi/