Site icon Telegrafi

Gjilani i jep fund krizës së rezultateve, mposht Malishevën në udhëtim

Gjilani i ka dhënë fund krizës me rezultate pozitive, pasi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim.

Skuadra e udhëhequr nga Zekirija Ramadani ka triumfuar në udhëtim te Malisheva me rezultat të ngushtë 0-1.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të pastër 0-1. Por me të filluar pjesa e dytë, mysafirët nga Gjilani gjetën golin e fitores.

Ishte sulmuesi Theophillius Solomon që realizoi në minutën e 51-të.

Vendasit patën rast të artë për të barazuar rezultatin, por goditja e Alban Shillovës nga penalltia u prit nga Enea Koliçi.

Deri në fund Gjilani mbrojti mirë rezultatin dhe mori tre pikë me plotë meritë.

Gjilani me këtë fitore rikthehet në pozitën e tretë me 18 pikë, derisa Malisheva është në vendin e nëntë me tetë pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version