Telegrafi

Gjilani me fitore të madhe përballë Lirisë për t’i ikur edhe më shumë barazhit

Gjilani ka fituar 3-1 në udhëtim te Liria në kuadër të javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Në minutën e 25-të, Bunjaku bëri një gjuajtje të fuqishme, por Stivi Frashëri bëri pritje bravuroze.

Mirëpo, katër minuta më vonë, Senad Jarovic kaloi gjilanasit në epërsi.

Gjilani ishte i pafat, shkaku që Dajan Shehi realizoi auto-gol në minutën e 35-të.

Në pjesën e dytë, Kushtrim Shabani ishte fantastik, duke shënuar dy gola për Gjilanin.

Shabani realizoi për 2-1 në minutën e 46-të, për t’ia rikthyer epërsinë skuadrës së tij.

Në minutën e 57-të, Kushtrimi realizoi edhe të dytin personal dhe të tretin për skuadrën e tij për rezultatin final 3-1.

Pas javës së 34-të, Gjilani gjendet në vendin e shtatë me 39 pikë, ndërsa Liria në të fundit me 14 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore