Site icon Telegrafi

Gjilani fiton me shumë vështirësi ndaj Besës

Gjilani e ka mposhtur Besën në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës.

Vendasit e filluan mjaftë mirë takimin duke rrezikuar në minutën e dhjetë me Ivan Fustar, por gjuajtja e tij u ndaj nga portieri Agron Kolaj.

Besa filloi të këndellej dhe në minutën e 14-të krijoi një shans të mirë me anët të Matheus de Paula, mirëpo Enea Koliqi e priti pa problem goditjen e tij.

Mirëpo, De Paula (45+1’) ishte i pafat, shkaku që duke larguar topin nga zona, e futi atë në rrjetën e portës së tij, për t’i dhënë Gjilanit epërsinë.

Pjesa e dytë filloi edhe më mirë për vendasit që krijuar raste të njëpasnjëshme me anë të Mhamed Useinit, Edision Kqikut dhe Fustar, por që ato nuk ishin të sakta.

Besa tentoi që me disa zëvendësime të merrte një pikë, mirëpo Gjilani arriti të mbante epërsinë.

Pas javës së nëntë, Gjilani është në vendin e tretë me 16 pikë, derisa Besa në të fundit me pesë sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version