Site icon Telegrafi

Gjilani fiton me rezultat bindës në udhëtim te Ferizaj

Gjilani e ka mposhtur Ferizajn në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës me rezultat 0-3.

Gjilanasit e filluan më mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë portën e vendasve me anë të Rapas dhe Busicit.

Por, momenti më vendimtar ishte në minutën e 45’+2, kur Fjorart Jonuzi e kaloi në epërsinë Gjilanin, e që më kaq përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte përsëri më e mirë nga mysafirët, pasi Gerhard Progni (48’) shënoi golin e dytë për skuadrën e tij.

Ishte minuta e 65-të kur lojtarët e Gjilanit kërkuan penallti për prekje me dorë në zonën e Ferizajt, mirëpo gjyqtari nuk mendoi ashtu.

Gjilanasit arritën ta shënonin edhe golin e tretë me anë të Tomislav Busic në minutën e 90-të, për t’i marrë kështu tri pikë në xhiron e dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version