Telegrafi

Gjilani fiton me rezultat bindës ndaj Arbërisë

Foto: SC Gjilani

Gjilani e ka mposhtur Arbërinë me rezultat 3-1 në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës.

Gjilanasit e filluan mjaftë mirë ndeshjen, duke sulmuar në drejtim të portës kundërshtare, mirëpo mysafirët ishin stoik në mbrojtje.

Por, në minutën e 28-të, Arbëria kaloi në epërsi me anë të Dior Zabërgjës që shënoi nga distanca.

Skuadra e promovuar në këtë edicion në elitën e futbollit kosovar nuk arriti të mbante edhe gjatë epërsinë, pasi Gjilani i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Gramoz Kurtajt (43’).

Pjesa e dytë ishte përsëri e dominuar nga vendasit që përmbysen rezultatin me anë të Edison Kqikut që shënoi në minutën e 60-të.

Për të vulosur fitoren e Gjilanit u përkujdes Darko Nikaç që realizoi në minutën e 81-të nga një super asistim i Kqikut për 3-1.

Pas javës së pestë, Gjilani është në vendin e tretë me tetë pikë, aq sa ka edhe Arbëria në të dytin. /Telegrafi/