Gjilani ka shënuar fitore ndaj Trepçës ’89 me rezultat 3-1 në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superligë.
Msyafirët e nisën më mirë takimin pasi realizuan që në start.
Ishte sulmuesi Christian Mba që shënoi në minutën e 7-të për rezultatin 1-0 në të mirë të minatorëve.
Gjilani edhe pse tentoi të vinte te barazimi, u desh të pritej koha e shtesë e pjesës së parë, kur Augustine Ameworlorna shënoi në portën e tij pas gjuajtjes së Arbër Prekazit.
Në pjesën e dytë gjilanasit filluan sulmet që të gjenin golin e epërsisë.
Ishte Elton Cale ai që gjeti golin në mesin e pjesës së dytë për 2-1, me një goditje të saktë brenda zonës.
Gjilani siguroi fitoren kur Mevlan Zeka shënoi nga goditja e dënimit për 3-1.
Gjilani ka 10 pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Trepça ’89 mbetet me 2 pikë. /Telegrafi/