Site icon Telegrafi

Gjilani fiton minimalisht ndaj Drenicës dhe i afrohet edhe më shumë kreut

Gjilani ka vazhduar me lojëra të mira, teksa ka triumfuar ndaj Drenicës në shtëpi.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Gentian Mezani ka fituar me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm për Gjilanin në këtë takim e shënoi sulmuesi malazez Darko Nikac.

Ishte minuta e 11-të kur Nikac u gjend mjaftë mirë në zonë dhe shënoi për 1-0.

Ky ishte goli i vetëm në këtë takim edhe pse të dyja skuadrat krijuan raste të shumta shënimi, por rezultati mbeti i pandryshuar ai i minutës së 11-të.

Me këtë fitore Gjilani ka blinduar pozitën e tretë në tabelë me 23 pikë, tri më pak se lideri Ballkani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë Drenica mbetet e katërta në tabelë me 18 pikë pas 13 ndeshjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version