Gjilani e ka mposhtur në shtëpi 2-0 Drenicën në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.
Gjilanasit e filluan mjaftë mirë takimin duke fituar penallti qysh në minutën e tretë, pasi Lushtaku pengoi në zonë Shabanin.
Mirëpo, Fiton Hajdari fillimisht shënoi nga pika e bardhë, ndërsa gjyqtari i takimit e anuloi atë shkaku që lojtari u ndal para topit, duke kaluar topin te portieri i mysafirëve.
Ishte minuta e 22-të kur Gjilani kaloi në epërsi me anë të Keita Razak që realizoi nga distanca.
Razak vazhdoi me ritmin e lartë të lojës, pasi arriti të dyfishonte rezultatin për skuadrën e tij në minutën e 34-të.
Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola, ndërsa në të dytën nuk munguan raste, por nuk u konkretizuan ato.
Ishte përsëri Gjilani që insistonte të shënonte më shumë gola, mirëpo në minutën e 64-të, Plaku dëshiro të shënonte në portën e zbrazur.
Vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë, shkaku që Armend Halili (73’) pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë.
Edhe pse me dhjetë lojtarë në fushë, gjilanasit u treguan edhe në vazhdimësi të rrezikshme, mirëpo rezultati mbeti i pandryshuar (2-0).
Pas javës së 30-të, Gjilani është në pozitën e dytë me 61 pikë, derisa Drenica në të tetin me 38 sosh. /Telegrafi/