Site icon Telegrafi

Gjilani fiton grant prej 205 mijë euro për ndërtimin e një rruge

Komuna e Gjilanit, si rezultat i punës së mirë në Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale për vitin 2016, është shpërblyer nga organizata zvicerane DEMOS me grant në vlerë prej 205 mijë euro.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka mirëpritur këtë grant dhe ka falënderuar organizatën zvicerane për vlerësimin e lartë për këtë komunë.

“Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Gjilanin. Për herë të parë DEMOS-i shpërblen komunën tonë me një grant prej 205 mijë euro. Me këto para dhe me participimin Komunës do të fillojmë me ndërtimin e pjesës së parë të ‘Rrugës së Kumanovës’, e cila kap shumën e mbi 350 mijë eurove. Faleminderit edhe koordinatorit të SMPK dhe zyrtarëve komunal për performancë për punën e mirë që e kanë bërë”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, Sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale në Gjilan udhëhiqet nga Ibrahim Ademi dhe së bashku me 12 zyrtarët tjerë të Komunës për çdo vit raportojnë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për planifikimin dhe realizimin vjetor. /Telegrafi/

Exit mobile version