Telegrafi

Gjilani fiton derbin ndaj Dritës dhe ndez edhe më shumë luftën për titull

Gjilani ka arritur ta mposht Dritën me rezultat 2-0, duke u kthyer si pretendent kryesor për titullin e kampionit.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Xhevdet Shabani që gjuan me një goditje volej, por topi shkoi mbi portë.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Sebino Plaku, i cili u vonua të godas edhe pse i vetëm me portierin Faton Maloku, pasi goditja e tij u bllokua nga Fidan Gërbeshi.

Erjon Vucaj tentoi nga largësia, por goditja e tij shkoi mbi portë.

Rast të mirë kishte edhe Franc Veliu në fundin e pjesës së parë, ku goditi me kokë, por topi shkoi ngjitur me shtyllë.

Pjesa e dytë  nisi shumë mirë për Gjilanin që me një aksion model arriti të shënojë gol.

Franc Veliu asiston shumë bukur për Sabino Plakun i cili me një goditje për tokë shënoi për 1-0.

Rastin më të mirë Drita e kishte në minutën e 85-të, ku pas një harkimi Ylber Kastrati për pak sa nuk shënoi në portën e tij, por shtylla e ndali topin.

Hamdi Namani kishte rast të mirë në kohën shtesë, por goditja e tij shkoi mbi portë.

Në fundin e lojës ishte Gerard Progni i cili asistoi për Adenis Shalën i cili shënoi për 2-0.

Pas kësaj fitoreje Gjilani ngjitet në vendin e dytë me 64 pikë, ndërsa Drita mbetet lider me një pikë më shumë, 65 sosh. /Telegrafi/