Klubi futbollistik Gjilani ka emëruar Albanin Hysenin si trajner të ri të skuadrës së tyre.
Gjilani ka mbetur pa trajner pasi Arbnor Morina pas dy vitesh me këtë skuadër ka dhënë dorëheqje.
Dorëheqja e tij u konfirmua nga vet trajneri Morina, dorëheqje e cila u pranua nga kryesia e klubit, të cilët e përkrahën deri në momentin e fundit.
Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur emri i trajneri të ri, i cili e zëvendëson Morinën në stolin e të kuqve.
Është ky Alban Hyeni, i cili ka qenë ish-lojtar dhe së fundmi ndihmës-trajner i Gjilanit.
“Kryesia e klubit të futbollit së Gjilanit ka vendosur që postin e trajnerit të klubit të ja besoj ish lojtarit dhe së fundmi ndihmës-trajnerit Alban Hyseni”.
“Kujtojmë se ish-mbrojtësi gjithë karrierën e tij sportive ja kushtoi SC Gjilanit.
“Hyseni qysh nesër do të startojë me punën si kryetrajner,ku ekipi i Gjilanit takohet me skuadrën e Feronikelit në Gjilan”, thuhet në njoftimin e klubit në Facebook. /Telegrafi/