Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë publik edhe orarin e javës së 26-të në Ipko Superligë.
Derbi më i madh lokal në vend, Gjilani – Drita do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.
Ky super derbi lokal do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:00 nën ndriçimin e reflektorëve.
Nga kjo javë do të ndryshojë edhe orari i ndeshjeve, pasi do të zhvillohen nga ora 15:00.
Java e 26-të do të startojë ditën e shtunë me dy ndeshje, Drenica – Trepça ’89 dhe KEK-u – Llapi.
Ndërkohë të dielën ndeshja tjetër që do të zhvillohet është ajo mes Ballkanit dhe Flamurtarit.
Dy ekipet pretendente për titullin e kampionit, Prishtina dhe Feronikeli luajnë të hënën ndaj Ferizajt respektivisht Lirisë. /Telegrafi/
E shtunë, 6 prill ora 15.00
Drenica – Trepça ‘89
KEK-u – Llapi
E diel, 7 prill ora 15.00
Ballkani – Flamurtari
Gjilani – Drita, ora 20:00 (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ – Prishtinë)
E hënë, 8 prill ora 15.00
Liria – Feronikeli
Ferizaj – Prishtina